Glauk Konjufca, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se drejtuesit e qeverisë nga LDK-ja “asgjë s’po dishin” sa i përket qeverisjes së shtetit.
“Asnjë gjë s’po e dishin ose qaq fort janë të kapur të kjo ideja që pushteti është shërbim, e jo privilegj. Nëse mendon kështu, atëherë shko në biznes dhe bëhu milioner. Nëse e ki për të bërë 10 shtëpi, shko në biznes. Aty s’ke buxhet të shtetit që me i shti duart”, ka thënë Konjufca.
Duke komentuar fotografinë “e famshme” ku kryeministri Hotit shihet duke ngrënë sendviç, Konjufca ka thënë se s’ka rëndësi se çfarë ushqehet kryeministri, rëndësi sipas tij ka që ai të menaxhojë sa më mirë situatën me koronavirus, gjendjen ekonomike.
“Ndaq ha sendviç, ndaq pasul, s’ka rëndësi. Me rëndësi është me krye punë sa i përket menaxhimit me COVID, gjendjen ekonomike”, ka thënë ai.
Duke folur për marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington, Konjufca ka thënë se Kosova atje është dëmtuar për “një copë letër elektorale të Grenellit”.
“Kjo është shumë e gabueshme. Ia shtruan tepihun e kuq Vuçiqit. Nuk ka pasur shancë që një ministër i Millosheviqit të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, e këta ia mundësuan”, ka thënë ai.
Ai tha se zgjidhja më e mirë në situatën në të cilën gjendet vendi janë zgjedhjet.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...