Google ADS

Palestinezët me shpresa mbi presidentin e zgjedhur amerikan Biden

23:52 | 17 Nëntor 2020
Arbresh.info

Palestina shpreson që presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden do të ringjallë zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez, tha sot ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij gjerman Heiko Maas në Berlin, al-Maliki tha se palestinezët vuajtën jashtëzakonisht gjatë administratës së Trumpit, e cila doli në krah të Izraelit.

“Tani me administratën e re në Uashington, ne shohim një ndryshim, shohim një shpresë dhe nuk duam të jemi viktima të së kaluarës”, tha ai, duke shtuar se janë të gatshëm të angazhohen hapur dhe pozitivisht me administratën e Biden.

“Administrata e re beson në zgjidhjen me dy shtete. Administrata e re beson se Marrëveshja e Shekullit duhet të jetë jashtë tryezës”, tha ai.

“Ata flasin për kthimin mbrapsht të shumicës, nëse jo të gjitha këtyre veprimeve. Kjo për ne me të vërtetë është një tregues që administrata e re është e ndryshme. Kjo është arsyeja pse ne jemi gati të angazhohemi”, shtoi ai.

Marrëdhëniet midis SHBA-ve dhe palestinezëve u shënuan me përplasje gjatë epokës së Trumpit, pasi ai njohu Kudsin si kryeqytetin e Izraelit në vitin 2017 dhe zhvendosi ambasadën e SHBA-ve nga Tel Avivi në Kuds në maj të vitit 2018.

Marrëveshja kontroverse e Shekullit, të cilën Trump e zbuloi në janar të vitit 2020, u kritikua gjerësisht për favorizimin e Izraelit dhe efektivisht pengimin e mundësisë së një zgjidhjeje me dy shtete.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme