Google ADS

Hoti: Serbia blen armë nga lindja, politika e jashtme amerikane nuk do ndryshojë ndaj Kosovës

23:04 | 17 Nëntor 2020
Arbresh.info

Në intervistën me gazetarin Adri Krasta në A-Show, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti komentoi edhe zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA, dhe si do të ndikojnë ato në politikën e jashtme dhe sidomos në çështjen e Kosovës.

‘Mendoj që politika e Jashtme e SHBA-ve karshi Kosovës nuk ka ndryshuar 20 vitet e fundit.

Marrëveshja e Ëashingtonit e lidh të gjithë regjionin, në veçanti Serbinë më shumë me perëndimin, jo me lindjen.

Serbia blen armë në vende të ndryshme të lindjes, nga Rusia, ndërkohë që aspiron të futet në BE.

Unë nuk e kam filluar procesin e dialogut në fillim të mandatit si kryeministër, pa marrë garanca të qarta për rezultatin final të këtij procesi.’

Hoti komentoi edhe bashkëpunimin me kryeministrin Rama.

‘Bashkëpunimi që kam pasur me kryeministrin Rama është i natyrshëm. Rama e mbron kauzën për shtet të pavarur’.

 

Kryeministri pyetet pse është i ftohtë në udhëheqje, kjo është përgjigja e Hotit

Të ngjashme