Google ADS

Zaev për veton bullgare: Kjo është disfata më e madhe deri më tani për BE-në

22:51 | 17 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev komentoi vendimin e Bullgarisë për të vendosur veto për fillimin e negociatave dhe të mos e miratojë kornizën negociuese.

Zaev tha se kjo ishte humbja më e madhe për BE-në dhe se ai ishte i zhgënjyer me vendimin.

“Arritëm marrëveshje me Bullgarinë, dhe kur duhej BE të japë pëlqim, nuk bëri një gjë të tillë dhe kjo është disfata më e madhe për Evropën. Duhet të vazhdojmë me përpjekjet për të ndërtuar miqësi, dialog dhe jo konflikte”, tha Zaev në emisionin Click Plus në TV21.

Ai shtoi se kjo nuk është dëshirë e popullit bullgar, por e gjithë kjo ndodh para zgjedhjeve në Bullgari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme