Dardan Molliqaj, një ish-bashkëpunëtor i Kurtit, shpërndau fjalimin ku, sipas Molliqajt, lideri i VV’së, e bënte përgjejgës ish-presidentin Thaci për zhdukjen e tij. Glauk Konjufca, bashkëpunëtor i tanishëm i Kurtit është përgjigjur rreth asaj deklarate të kryetarit të LVV’së.
Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, thotë se partia e tij nuk e fsheh se ka pasur vrasje politike dhe se nuk janë zbardhur në këto 20 vjet.
“Në Kosovë kanë ndodhur shumë vrasje politike. Dhe këtë ne nuk e fshehim kurrë si Vetëvendosje, ndonëse dikush në Kosovë është mundu vazhdimisht me e fsheh… Edhe Behajdin Allaqi, edhe Xhemajl Mustafa, edhe Smajl Hajdaraj, edhe krejt që munden me qenë 30 apo 40 në Kosovë që janë vra edhe në 99-ën po edhe në 2000-tën, e qe besa deri në 2001-tën, këto nuk ke çka i fsheh, këto janë të vërteta”
“Sa vjet janë ba? 20? Sa vrasje janë zbardhë? Asnjë”, ka thënë Konjufca në RTK.
Kjo ishte përgjigjja e tij rreth akuzave të kryetarit të PSD’së, Dardan Molliqaj.
Molliqaj, pasi Kurti doli në mbrojtje të Thacit dhe të akuzuarve të tjerë nga Haga, ka shpërndarë një fjalim të mëparshëm të ish-kryeministrit Kurti. Molliqaj thotë se Kurti e bënte përgjegjës ish-presidentin Hashim Thaçi për zhdukjen e Behajdin Allaqit, më 1998.
“Cili Albin?! Fjalimi në videon e mëposhtme mban datën 26 shkurt 2016. Në zhvillim e sipër është seanca për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Në atmosferën e tensionuar për zgjedhjen e Thaçit president, Kurti e bën përgjegjës Hashim Thaçin për zhdukjen e Behajdin Allaqit në kohë lufte. Këtu nuk është diskutimi nëse duhej zgjedhur Thaçi president, por deri ku shkon kufiri i përdorimit të mjeteve në luftën politike. Vetëm kur e mendon veten mjet të domosdoshmërisë historike, secili mjet të lejohet, dhe secili moment është vendimtar. Zgjedhja e Thaçit president për situatën politike sigurisht se kishte rëndësi, por për historinë është pa asnjë relevancë”, ka shkruar Molliqaj.
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...