Visar Berisha, këshilltar i Kryeministrit Avdullah Hoti, ka dhanë dorëheqje nga posti i këshilltarit në kabinetit e Hotit
Berisha që me profesion ishte mjek, nuk ka dhanë arsyeje për largimi e tij nga kjo pozitë, raporton Arbresh.info.
Berisha ka ndarë disa arritje të qeverisë Hoti.
Sipas shkrimit të tij duket se parimet e kanë bërë të jap dorëheqje pasi nuk ia ndryshuar ato.
“Parimet, lojaliteti ndaj Republikes dhe barazia kane qene ato qe me kane nxite me qene pjese e projektit politik per keta muaj. Te njejtat po i marr me vete pa ndryshuar asgjà ne to”, thuhet ndër të tjera në dorëheqjen.
Kujtojmë, se Visar Berisha ishte edh zëvendës shef i stafit të kryeministrit Avdullah Hoti.
Ky është postimi i plotë pa ndërhyrje:
Te dashtun,
Zyrtarisht prej sot nuk jam më pjesë e Zyres se Kryeministrit te Kosoves. Arsyet jane te mijat dhe do mbesin te tilla. Ndjehem mire me perpjekjet e noj here edhe me arritjet qe kam mbrri me ia ba vendit nepermjet asaj zyreje.
Parimet, lojaliteti ndaj Republikes dhe barazia kane qene ato qe me kane nxite me qene pjese e projektit politik per keta muaj. Te njejtat po i marr me vete pa ndryshuar asgjà ne to.
Vazhdoj me besu se kjo Qeveri ka ba deri sot njanin prej akteve me patriotike te 10 viteve te fundit, ne mbrojtje te sovraniteti te Kosoves, duke nenshkruar Marreveshjen e Washingtonit!
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e themelimit të SHKK-së, merr pjesë H...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...