Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zakharieva sot deklaroi se Bullgaria do të mbështesë kornizën negociuese të Shqipërisë për në Bashkimin Evropian, por jo edhe për Maqedoninë e Veriut.
Ajo thotë se Bullgaria insiston në tre kushte për kornizën negociuese me Maqedoninë, përcjell telegrafi maqedoni.
“Ne insistojmë në tre kushte kryesore në kornizën negociuese”, tha Zakharieva duke përmendur gjuhën, zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë si dhe të hiqen pretendimet e Maqedonisë për pakicë maqedonase në Bullgari.
Ndryshe, Bulglaria për një kohë tashmë kushtëzon fillimin e negociatave mes Maqedonisë dhe BE-së.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele