Shqipëri, jo më shumë se 10 persona në ambiente të mbyllura dhe të hapura

18:15 | 17 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë të ditura masat e reja shtrënguese për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit në vend.

Komiteti Teknik i Ekspertëve deklaroi se nuk do të lejoheshin grumbullimet, tubimet, ceremonitë martesore apo mortore, ndërsa ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka firmosur zyrtarisht urdhrin e dytë të kufizimeve.

“Ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona të vende të mbyllura apo të hapsira, konferencat, tubimet, mbledhjet partia, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore deri në një urdhër të dytë”, thuhet në vendimin e ministres, nr. 5139.

Urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe është publikuar në Fletore Zyrtare, çka do të thotë se zbatimi i tij ka hyrë në fuqi./shekulli

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme