Eurodeputetja nga Sllovenia Tanja Fajon, thekson se vendet anëtare të BE-së nuk mund të lejojnë shtyrjen e mëtejshme të hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut, duke i ftuar ata të marrin përgjegjësinë e tyre.
Fajon deklaroi se është kyçe që Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugën drejt BE-së, përcjell telegrafi maqedoni.
“Sot Këshilli jo vetëm që ka mundësi, por e ka edhe detyrim ta përmbush premtimin e dhënë në mars, t’i hap negociatat aderuese me Shkupin. Vendet anëtare të BE-së duhet të jenë të përgjegjshme”.
“Të gjithë kemi përgjegjësi, ndërsa Maqedonia e Veriut e ka përmbushur detyrën e saj dhe çdo shtyrje do të dëmtojë para se gjithash qytetarët e tyre, sidomos në këto kohë krize”, ka thënë Fajon.
Ajo gjithashtu ka thënë se këtë herë në lojë është gjëja më e rëndësishme – besimi reciprok.
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...