Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot është takuar me ambasadoren Susanne Schütz, Drejtoreshë në Ministrinë e Punëve të Jashtme për Evropën Juglindore, Turqi dhe shtetet e EFTA-së, di dhe me Christiane Hullmann, udhëheqëse e Divizionit për Ballkanin Perëndimor.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka treguar se në këtë takim kanë diskutuar për situatën politike në Kosovë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, transmeton arbresh.info
Gjithashtu Haradinaj ka kërkuar nga Gjermania që të shtyej përfundimisht liberalizimin e vizave për Kosovën në takimet me shtetet anëtarë të BE-së.
Postimi i tij i plotë:
Gjatë vizitës sime në Berlin të Gjermanisë, u takova sot me Ambasadoren Susanne Schütz, Drejtoreshë në Ministrinë e Punëve të Jashtme për Evropën Juglindore, Turqi dhe shtetet e EFTA-së, si dhe me Christiane Hullmann, udhëheqëse e Divizionit për Ballkanin Perëndimor.
Në këtë takim diskutuam për situatën politike në Kosovë dhe bashkëpunimin në mes dy vendeve tona. Gjithashtu folëm për sundimin e ligjit dhe situatën e sigurisë.
Duke pas parasysh se vendet tona kanë partneritet strategjik dhe marrëdhënie të shkëlqyera, kërkova që Gjermania të shtyej përfundimisht liberalizimin e vizave për Kosovën në takimet me shtetet anëtare të BE-së.
RH
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...