Menaxhimi i pandemisë, deputetja e VV-së i drejtohet Zemajt: Ti nuk je njohës

14:33 | 17 Nëntor 2020
V. S.

Pagesa e punëtorëve të shëndetësisë në këtë kohë pandemia ka qenë temë e ngritur nga deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku, në seancën që po mbahet për menaxhimin e pandemisë COVID-19 që po mbahet në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e VV-së, iu drejtua ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, duke i thënë se nuk është njohës i kësaj fushe dhe se pret e shikon se kush çka po thotë.

“Me qindra orë shtesë nuk po paguhen për punëtorët shëndetësorë, për policët. Ju jeni me vite në pushtet, nuk jon krejt për ty ministër se ty mas pakti po t’i adresojë. Nuk je njohës po këqyr çka kush po të thotë. Njerëz nga qeveria jote e kanë degraduar këtë sistem”, tha Kollçaku./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme