Google ADS

BERZH mbështet me veprime konkrete Maqedoninë e Veriut në afrimin e saj me BE-në

12:36 | 17 Nëntor 2020
A. B.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ofron mbështetje thelbësore në një moment kritik përmes nënshkrimit të sotëm të një Memorandumi të Mirëkuptimit me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, i cili do të inkurajojë pranimin e vendit në Bashkimin Evropian (BE), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dokumenti u nënshkrua në ceremoninë virtuale nga Presidenti i BERZH Odil Reno-Basso dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Presidenti i BERZH Renault-Basso e mirëpriti nënshkrimin, duke thënë: “Ne jemi të inkurajuar nga hapat që Maqedonia e Veriut po ndërmerr për pranimin e saj në BE dhe jemi të kënaqur t’i mbështesim këto përpjekje jetësore me kontributin tonë. Në këto kohë angazhimesh më të mëdha, më të rëndësishme se kurrë, ne duhet të punojmë së bashku jo vetëm për të ballafaquar me sfidat aktuale, por edhe për të parë qëllimet afatgjata të vendit”.

Në Memorandumin për Mirëkuptim, Banka shpreh mbështetje në set masat të angazhimit politik, në ndihmën teknike dhe investimet, me qëllim për të mbajtur momentumin në afrimin me BE-në./Telegrafi/

 

Të ngjashme