Google ADS

Edhe një skandal i Hotit me komunat serbe, “Liria ka emër UÇK” nuk “mbijetoi” aq sa flamurët serb e baneri i Vuçiqit në Graçanicë

12:03 | 17 Nëntor 2020
arbresh.info

“Liria ka emër UÇK” nuk “mbijetoi” gjatë në Graçanicë.

Aty bën të valojë flamuri i Serbisë, në disa lokacione të ndryshme, të ketë baner të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe simbole tjera serbe, por diçka shqiptare nuk arrinë të “mbijetojë” gjatë.

Edhe në tebelën që sinjalizon hyrjen në këtë komunë “Graçanicë”, emri në gjuhën shqipe është tërësisht i fshirë, shkruan arbresh.info.

E të gjitha këto, nuk e marrin vëmendjen e institucioneve të Kosovës.

Zëdhënësja e qeverisë, Antigona Baxhaku, thotë se është shumë e zënë.

“Ma dërgoni pyetjen në e-mail, se jam shumë e zënë”, tha Baxhaku pas interesimit nga arbresh.info për të marrë një reagim nga pala kosovare.

Së fundi, është vetë kryeministri, Avdullah Hoti, që komunat me shumicë serbe nuk i konsideroi nën administrimin e tij.

Ai e paraqiti hartën me komunat e Kosovës, me numrin e të infektuarve nga pandemia, duke mos përfshirë komunat serbe.

Pas presionit mediatik, në hartë filluan të paraqiten të dhëna edhe për komunat serbe.

Pothuajse një paralajmërim për atë që ndodhi sot e dha edhe kryetari i Graçanicës, një ditë më parë.

“Unë jam kryetar i komunës së Graçanicës dhe kjo është një komunë serbe. Detyra ime është të dëgjoj dhe të flas me popullin tim. Kam marrë shumë thirrje dhe kam dëgjuar se ata janë dukshëm të shqetësuar për shkak të gjithë kësaj”, ka bërë të ditur Popoviq.

Portali arbresh.info është interesuar për të marrë një përgjigje në zyrën e tij në Graçanicë, por nuk ka dashur të prononcohet.

As ai, as ndonjë zyrtarë komunal tjetër nuk pranuan të flasin për rastin.

Po ashtu, arbresh.info ishte edhe tek stacioni policorë në Garaçanicë për të marr një prononcim zyrtar nga policia, por komandanti i këtij stacioni i cili ishte serb nuk pranoi të flas, as nuk iu dha leje zyrës për informim që të flas.

Kujtojmë se sot rreth orës 03:00 të mëngjesit është djegur billbordi i vendosur ditë më parë në fshatin Kishnicë të Komunës së Graçanicës./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme