Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka reaguar ndaj dijegies së banerit “Liria ka emër”, i vendosur në fshatin Kishnicë të Gracanicës.
Sheholli në një prononcim live për arbëresh.info, ka thënë se llogari për këtë duhet të jap kreu i komunës së Gracanicës, Serdjan Popoviq, i cili është fajtor për këtë, raporton arbresh.info.
Sipas Shehollit, kreu i Gracanicës, ka deklaruar se ky baner po kërcënon banorët serbë.
“Kryetari i komunës së Gracanisës vazhdimisht i ka ftuar dhe … ky baner, kjo Liria ka emër sipas tij është duke i kërcënuar popullatën serbe, ai nuk ka përmend se ka popullit shqiptare në këto anë. Dmth, ai është fajtori, prandaj policia dhe prokuroria duhet ta ftojë atë që ta marrë në pyetje”, është shprehur Sheholli.
Ai, thotë se 200 metra nga këtu është fotografia e kryetarit të Parlamentit serb, Ivica Daciq, ndërsa pak më andej janë të gjithë flamujt e Serbisë, e që sipas tij, askush nuk i ka ngacmuar kurrë.
“Kjo dhunë që është kështu sjell dhunë, prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm që kjo formë e veprimit mos të sjell dhunë, mos të sjell keqkuptime. Por, edhe ata që e kanë bërë këtë duhet të sjellën para organeve të hetuesisë”, ka thënë Sheholli./arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend