Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu planifikon të udhëtojë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) në dhjetor për vizitën e tij të parë zyrtare, njoftuan mediat izraelite, transmeton Anadolu Agency.
Vizita e ardhshme vjen me ftesë zyrtare të Princit të Kurorës së Abu Dhabit, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, bëri të ditur e përditshmja izraelite “Yedioth Ahronoth”.
Uebfaqja hebraike “Walla” muajin e kaluar citoi zyrtarë izraelitë të kenë thënë se Netanyahu nuk lejoi udhëtimin e ministrave të kabinetit të tij në EBA para se të udhëtonte ai vet së pari.
Faqja e internetit, duke cituar tre zyrtarë të paemëruar, tha se një numër ministrash kontaktuan zyrën e Netanyahut dhe e informuan atë për interesin e tyre për të vizituar EBA-në për të zhvilluar takime me homologët e tyre dhe për të rritur bashkëpunimin midis dy vendeve.
Midis ministrave që donin të udhëtonin në EBA ishte ministrja e Transportit, Miri Regev.
Megjithatë, Netanyahu hodhi poshtë kërkesat e ministrave të tij pasi ishte i interesuar të ishte politikani i parë izraelit që viziton EBA-në pas nënshkrimit të marrëveshjes së normalizimit.
Më 12 tetor, Netanyahu foli në telefon me Mohammed bin Zayed dhe ata ftuan njëri-tjetrin për vizita.
Më 15 shtator, EBA dhe Bahreini nënshkruan marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Izraelin, veprim ky që ngjalli zemërim midis palestinezëve.
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...