11 mijë e 431 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

08:02 | 17 Nëntor 2020
V. S.

Në Kosovë janë 11 mijë e 431 raste aktive me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë nga ky virus janë prekur 29.805 persona. Nga ta 17.541 u shëruan kurse 833 persona humbën jetën.

Të hënën në Kosovë sipas IKSHPK-së rezultuan edhe 688 raste të reja.

Me rastet e reja përsëri printe komuna me PRishtinës me 303 sosh.Gjatë kësaj kohe u shëruan 236 të prekur me virus, kurse 11 kanë vdekur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme