Shumë vajza përtojnë që ta pastrojnë make up-in para se të shtrihen në krevat dhe shpesh flenë gjumë të grimuara. Edhe pse mund t’ju duket diçka shumë normale, në vetvete ky është një zakon shumë i dëmshëm për lëkurën. Studimet kanë treguar se fytyra juaj grumbullon shumë papastërti në këtë rast, ndaj duhet të tregoni kujdes të veçantë për këtë pjesë. Më poshtë po ju tregojmë se çfarë mund t’i ndodhë lëkurës nëse nuk e pastroni grimin para se të flini.
Bllokohen poret e lëkurës Kombinimi i vajit, djersës, baktereve dhe qelizave të vdekura të lëkurës mund të çojë në pore të bllokuara. Mund të ndodhë edhe nga grimi gjatë ditës, por lënia e tij gjatë gjithë natës i rrit edhe më shumë shanset.
Lëkura mund të plaket para kohe Ngjyrat artificiale dhe përbërësit e tjerë në make up mund të shkaktojnë reaksione kimike të dëmshme dhe të përshpejtojnë plakjen e lëkurës. Lëkura vepron si barrierë mbrojtëse dhe nëse nuk e ndihmojmë atë të qetësohet natën, aftësia mbrojtëse dobësohet dhe mund të ndodhin ndryshime të padëshiruara tek gjenet.
Buzët thahen dhe plasariten Kur mbani buzëkuq gjatë ditës, zakonisht ngrënia dhe pirja e bëjnë atë të konsumohet shpejt. Por kur flini, buzëkuqi ka mjaft kohë për të thithur lagështinë nga buzët tuaja. Nëse nuk e fshini para se të flini, ka shumë mundësi që të zgjoheni me buzë të thata dhe të çara.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...