Trajtohej nga Covid në shtëpi, të moshuarit në Tiranë i shpërthen bombula e oksigjenit

01:13 | 17 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Një bombol oksigjeni ka shpërthyer në një shtëpinë e një 72-vjeçari të infektuar me Covid. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Tiranë në lagjen “Bajram Curri”.

“Më datë 15.11.2020, rreth orës 21:05, në bulevardin “Bajram Curri”, në banesën e shtetasit M. N., 72 vjeç, ka plasur bombola e oksigjenit, e cila përdorej nga ky shtetas pasi është i infektuar me COVID-19.

Ky shtetas është dërguar në spital me ambulancë, për mjekim më të specializuar. Nga plasja e bombolës nuk kanë mbetur të dëmtuar persona të tjerë”, njofton policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./lapsi.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme