Smartfonët ose telefonat inteligjentë janë kthyer në aparate të domosdoshme për ne. Shkojmë me ta kudo, madje edhe në tualet dhe sigurisht flemë me ta, i vendosim në komodinën e gjumit dhe rrallë i fikim.
Cilat janë rreziqet e të fjeturit me celular ndezur?
Sipas një studimi të publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences” (PNAS) problemi vjen nga ekrani i aparatit, qoftë telefon, ebook, tablet. Ndriçimi i ekranit redukton melatoninën (hormonin rregullues të gjumit) dhe zgjat kohën që na duhet për të rënë në gjumë. Gjithashtu vonon dhe redukton gjumin REM, gjendja e alarmit rritet gjatë natës, e kundërta e kësaj duhet të ndodhë.
Të gjitha këto çojnë në vonesë të orës së gjumit dhe na bën që të vuajmë nga pagjumësia apo nga defiçenca e gjumit, nga kjo ndërprerje e heshtur e ritmit circadian të organizmit. Sikur të mos mjaftonte kjo, pak sekonda para se të na zërë gjumi dhe të mbyllim sytë, i hedhim një sy aparatit dhe kjo e hipereksiton trurin tonë, çka është e kundërta e asaj që duam për të fjetur, shkruan bota.al. Që truri ynë të çlodhet dhe të flemë sa më mirë duhet të mbyllim aparatet tona dhe të mos i ndezim asnjëherë gjatë kohës që jemi duke fjetur sepse çdo vibrim, tingull ose fishkëllimë mund të na zgjojë dhe të na ndërpresë ciklin tonë të gjumit. Të zgjohemi shpesh për një lajmërim apo ndriçim të aparatit na çon në atë që njihet si “pagjumësia teknologjike”, një patologji që provokon pagjumësinë në fazën e saj fillestare, por që në disa raste mund të provokojë zgjimin në mes të gjumit dhe të bëhet më e rëndë./zhurnal/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...