Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar sërish që vendi të shkojë në zgjedhje të re parlamentare.
LVV thotë se zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një tregues tjetër për domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë, transmeton Telegrafi.
“Zgjedhjet në ShBA janë një tregues tjetër për domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. Qeveria e Grenellit, e zotimeve të një kryeministri të paligjshëm duhet të shkarkohet sa më parë”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Sipas LVV-së, vendit i duhet një qeveri e re, legjitime.
“Vendit i duhet një qeveri e re, me legjitimitet të plotë për të dalë nga kjo krizë e shumëfishtë me të cilën po përballet vendi. Vendit i duhet Qeveria Kurti.
Theksojmë se kreu i LVV-së, Albin Kurti publikisht kishte ftuar shqiptarët në SHBA që të votojnë kandidatin Joe Biden për president të SHBA-së.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...