Humbi përballjen me idhullin, Cristiano Ronaldon, por Kylian Mbappe është gati për të zbritur sërish në fushë me Francën.
Talenti i Paris Saint Germain është stërvitur normalisht të dielën dhe të hënën me pjesën tjetër të skuadrës, dhe është gati për lojë.
Sido që të jetë, trajneri i ‘Gjelave’, Didier Deschamps, thotë se s’do të rrezikojë me 21-vjeçarin dhe do të mendojë mirë nëse do ta aktivizojë kundër Suedisë.
“Kylian është mirë, ai ka punuar me shokët tashmë në stërvitje”, tha Deschamps.
“Do të kem kohë të flas me të nëse do të startojë ose do ta nisë takimin nga stoli”.
“Do të vendos çfarë është më e mira për ekipin dhe për Mbappen”. /Gazeta Express/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...