Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, është shprehur i mllefosur dhe i zhgënjyer me Kuvendin e Republikës së Kosovës, i cili nuk po arrin ta miratojë ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike pas rreth 30 tentativave,raporton arbresh.info.
Rukiqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se dy vaksina anti-Covid u konfirmuan në afat kohor, ndërsa Kuvendi i Kosovës nuk po arrin të miratojë në afat rekord një ligj.
“ 2 vaksina anti-COVID u konfirmuan në afat rekord. Ligji në Kuvendin e Kosovës nuk po miratohet ne afat rekord. 2021- Bota drejt normalizimit pas pandemisë, Parlamenti i Kosovës në tentativën e 30-të për miratimin e një ligji”, ka shkruar Rukiqi./arbresh.info/
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...