Kryetari i PSD’së Dardan Molliqaj thotë se Albin Kurti po mendon të zgjidhet prapë kryeministër, kësaj radhe pa shkuar në zgjedhje të reja. E gjithë kjo do të ndodhte me një vendim të mundshëm të Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit minoritar i cili ishte i dënuar.
Bëhet fjalë për ankesën e LVV’së në lidhje me votën e deputetit Etem Arifi, i cili votoi pro formimit të Qeverisë Hoti, edhe pse ishte i dënuar nga gjykata.
“E keni parë që kanë folur për një qeveri të re pa zgjedhje, qeveri edhe të unitetit, bashkimit, mbrojtjes së UÇK’së që nuk janë përmend më zgjedhjet. Prej kur është vendos që qeveria do të shpallet si jo e ligjshme për shkak se vota e deputetit në fjalë ka qenë votë jo ligjore, në kuptimin jo kushtetuese sepse ka pasur vendim të formës së prerë të gjykatës të veprave penale”, tha Molliqaj në Pressing.
Sipas tij në këtë mënyrë Albin Kurti do të rikthehej në postin e kryeministrit.
“Mandati i shkon partisë së parë, partia e parë e zgjedhjeve të fundit është Vetëvendosje….Kurti do të jetë prapë kandidati i tyre për kryeministër dhe me këtë rast do të tentojnë me i zgjedh edhe presidentin, edhe kryeministrin e nëse ka nevojë edhe kryeparlamentarin”, theksoi ai.
Ai tha se Kurti ka dhënë sinjale se e pranon edhe PDK’në në koalicion.
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,