Google ADS

Konfirmohen 10 të infektuar në spitalin psikiatrik të Elbasanit

22:19 | 16 Nëntor 2020
Arbresh.info

Koronaviusi është “futur” sërish në spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan, duke rënduar situatën.

Burime bëjnë të ditur për gazetarin Aldo Kozarja se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 10 pacientë të infektuar në këtë spital. Mësohet se disa infermierë janë në pritje të tamponit.

Ndërkaq, situata e pandemisë ka ardhur duke u përkeqësuar në javë e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar çdo ditë shifra rekord. Vetëm gjatë 24 orëve te fundit janë regjistruar 602 raste dhe 8 humbje jete.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme