Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se presioni ndërkombëtarë për themelimin e Gjykatës Speciale ka qenë shumë i madh.
Hoxhaj në “Debat Plus” thotë se konfirmimin e aktakuzës ndaj Kadri Veselit e Kryesia e ngushtë e PDK-së e kishte kuptuar një ditë më herët.
“E kemi pasur një shpresë që aktakuza nuk do të konfirmohet. Mbi të gjitha edhe sot e kemi shpresën që zoti Veseli dhe të tjerët do të kthehen faqebardhë”, tha ai në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.
Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të PDK-së thotë se që nga momenti i udhëtimit të Veselit në Hagë bashkë me disa anëtarë të Kryesisë së partisë kanë biseduar dy herë në telefon me Veselin.
“Biseda ka qenë në rrafshin njerëzorë më shumë. Si ka kaluar a është mirë me shëndet. Ai është mirë me shëndet, por kjo është një situatë e re për të dhe për Partinë Demokratike të Kosovës”.
Hoxhaj ka thënë se për themelimin e Gjykatës Speciale kanë pasur dy rrugë.
“Ose ta krijojmë një gjykatë të tillë në kuadër të sistemit tonë juridik në bashkëpunim me Uashingtonin dhe Brukselin, ose do ta formojë OKB-ja. Presioni nuk ka qenë i lehtë”, tha ndër të tjera Enver Hoxhaj.
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, li...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...
Britani e Madhe/ 760,000 gra presin për një ekzaminim gjinek...