Komisioni Evropian ka rënë dakord me kompaninë gjermane CureVac për të blerë deri në 405 milionë doza të vaksinës së mundshme kundër COVID-19.
Kontrata do të miratohet të martën dhe do të jetë kompania e pestë me të cilën Komisioni ka lidhur një kontratë mbi vaksinat, sipas Brukselit.
Deri më tani, Komisioni Evropian ka nënshkruar marrëveshje për furnizimin e vaksinave me kompanitë farmaceutike Pfizer, Astra Zeneca, Sanofi dhe Johnson and Johnson.
“Ne nuk e dimë se cila vaksinë do të jetë e sigurt dhe efektive në fund të fundit. Agjencia Evropiane e Barnave do t’i miratojë ato vetëm pas një vlerësimi të plotë dhe ne kemi nevojë për një gamë të gjerë vaksinash të bazuara në teknologji të ndryshme”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen.
Agjencia Evropiane e Barnave pret që të japë ‘dritën e gjelbër’ për përdorimin e vaksinës kundërCOVID-19 në BE deri në fund të dhjetorit, ndërsa shpërndarja mund të fillojë në janar 2021./tch/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...