SpaceX, kompania e raketave e sipërmarrësit Elon Musk, nisi me sukses katër astronautë drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Ky është misioni i parë i NASA-s për dërgimin e një ekuipazhi në orbitë në bordin e një anije hapësinore private.
Kapsula “Crew Dragon” e firmës SpaceX u lëshua mbrëmjen e së dielës përmes raketës Falcon 9, nga Qendra Hapësinore Kennedy, në Cape Canaveral të Floridës.
“Një udhëtim për t’u mbajtur mend,” tha astronaturi Mike Hopkins nga kapsula Crew Dragon rreth një orë pas lëshimit të raketës.
Për rreth 27 orë, Crew Dragon do të ngrihet gradualisht drejt orbitës përmes një serie manovrash duke synuar ankorimin në stacionin ndërkombëtar rreth orës 11 të mbrëmjes të së hënës, sipas orës së Uashingtonit.
Një rrjedhje ajri shkaktoi një rënie të papritur të presionit në kapsulë rreth dy orë para lëshimit, thanë zyrtarët e NASA-s. Por ajo u riparua me shpejtësi dhe anija u nis sipas planit.
Nisja drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, rreth 400 kilometra mbi Tokë, ishte planifikuar për të shtunën, por u shty si rezultat i motit të keq.
Nënpresidenti Mike Pence mori pjesë në lëshimin e SpaceX dhe tha paraprakisht se nën administratën e Presidentit Trump, Amerika kishe “ripërtërirë angazhimin për të udhëhequr eksplorimin e hapësirës nga njeriut”.
NASA e cilësoi lëshimin e djeshëm si misionin e saj të parë të plotë për të dërguar astronautë në hapësirë përmes një anije hapsinore të një kompanie private. Për prodhimin e anijes SpaceX u deshën 10 vite punë.
Një fluturim provë në muajin gusht nga SpaceX, dërgoi në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe ktheu në tokë me sukses dy astronautë. Ky ishte misioni i parë me njerëz nga NASA që u nis nga toka amerikane në nëntë vjet. Programi i anijeve hapësinore të NASA-s mori fund në vitin 2011. Që nga ajo kohë, astronatutët amerikanë kanë udhëtuar në bordin e anijeve ruse Soyuz.
Mes ekuipazhit të lëshuar mbrëmjen e së dielës nga Qendra Kennedy janë komandanti i fluturimit Mike Hopkin dhe dy astronautë nga NASA, piloti i misionit Victor Glover dhe mjekja Shanon Walker. Së bashku me ta është edhe astronauti japonez Soichi Noguchi, udhëtimi i tretë në hapësirë për të.
Kompania SpaceX drejtohet nga miliarderi Elon Musk i njohur për prodhimin e makinës elektrike Tesla./VOA/
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...