Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar së fundmi pas lajmit për vaksinën e Moderna-s, e cila thuhet se ka rezultoi 94.5 për qind efektive në provat e hershme.
Trump deklaroi se këto zbulime të mëdha ndodhën falë ‘përkushtimit’ të tij, pasi kishte reaguar edhe një javë më parë për rezultatin e vaksinës Pfizer dhe BioNTech.
“Një tjetër vaksinë sapo lansoi rezultatet. Këtë herë ishte e kompanisë Moderna me 95 për qind efikasitet”, u shpreh ai në Twitter.
“Për ata historianë të mëdhenj, ju lutem mos harroni se këto zbulime të mëdha që do t’i japin fund Sëmundjes së Kinës ndodhën të gjitha nën autoritetin tim”, potencoi Trump.
Another Vaccine just announced. This time by Moderna, 95% effective. For those great “historians”, please remember that these great discoveries, which will end the China Plague, all took place on my watch!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 16, 2020
Vlen të theksohet që ai kishte deklaruar para disa muajve që vaksina kundër coronavirusit do të lansohej përpara zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, megjithëse një gjë e tillë nuk ndodhi.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte