Google ADS

Mesazhi i Agim Veliut për opozitën: Kur t’i siguroni votat, hajde e rrëzona në Kuvend

15:45 | 16 Nëntor 2020
V. S.

Deklaratat e opozitës së do të nisin mocion për rrëzimin e Qeverisë Hoti, nuk po i bëjnë përshtypje ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Veliu u drejtohet opozitarëve me fjalët: kurdo që t’i siguroni votat, sjellna mocionin në Kuvend dhe rrëzone Qeverinë.

Në deklaratën e tij, Veliu injoron deputeten Mimoza Kusari – Lila, për të cilën thotë se nuk ia vlen të merret.

“Me deklarata të Mimoza Kusarit nuk ia vlenë me u marrë. Nuk më intereson mu ajo punë fare a i ka votat opozita a si ka, kur t’i kanë votat le ti çojnë në Kuvend. Kuvendi vendosë”, tha Veliu për Gazeta Blic.

Gjatë ditës, deputetja opozitare, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se kur të vijë mocioni i mosbesimit në Kuvend, shumica do të votojnë pro rrëzimit të Qeverisë, duke shtuar se vetëm disa deputetë të LDK-së, do të votojnë kundër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme