Hoti: Së shpejti fillojmë bisedat me partitë politike për postin e presidentit

15:39 | 16 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se bisedat për postin e presidentit do të fillojnë së shpejti.

Hoti në një konferencë për media, ka thënë se rruga kushtetuese është e qartë, shkruan Arbresh.info.

“Besoj që kjo çështje do të marrë udhë, për disa ditë fillojmë bisedat me gjithë spektrin politik, për ta parë se si mund ta kalojmë këtë situatë. Rruga kushtetuese është e qartë, besojmë në një zgjidhje që është më e mira për vendin”, deklaroi Hoti.

Kryeministri ka folur edhe për ligjin për rimëkëmbje ekonomike, ku është shprehur i bindur se shumë shpejtë do të miratohet.

“Më vjen keq që ligji për rimëkëmbje është shtyrë. Por besojë që shumë shpejt do të përfundojë” ka thënë poashtu ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme