Punëtorët e Telekomit kanë vazhduar për më shumë se një orë protestën para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Ata kanë kërkuar takim me kryeministrin Avdullah Hoti, i cili është parë të dal nga objekti por që nuk është takuar me ta.
“Hajnat”, kanë brohoritur punëtorët e Telekomit derisa kryeministri largohej nga ndërtesa.
Për të diskutuar me ta ka dalë zëvendëskryeministri Besnik Tahiri.
Shyqri Musliu, me gjuhë të ashpër thërret punëtorët të hyjnë brenda objektit të Qeverisë.
“Këta s’janë duke dëgjuar për këtë dhe atdhe a pe i shihni. Hajde hyjmë brenda se nuk po i intereson askujt as për familjet tona që i kemi nëpër kredi dhe që na ka mbetur fëmijët pa bukë”.
Ndërsa, kryetari Brahimaj kërkoi nga punëtorët që mos të bëjnë presion.
“Kemi me arrit qëllimin tonë na e dimë kush është fajtor. Nëse na kërkojnë policia mu largu largohem”.
“Jam në komunikim me zyrën e ministrit nuk jom me kryeministrin shkoj. Krejt ata që janë fajtor ikin na do t’i arrijmë qëllimet tona. Mos lejoni që gjitha m’u prish na jemi dal për protestë paqësore”./EO/
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...