Shkencëtarët në Itali besojnë se koronavirusi mund të ketë qarkulluar në vend që nga shtatori i vitit të kaluar, duke sugjeruar se virusi u përhap përpara se Kina të raportonte rastet e para.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një shpërthim i sëmundjes i njohur tani si Covid-19 u raportua për herë të parë në Ëuhan, në Kinën Qendrore, në dhjetor. Pacienti i parë me Covid në Itali u zbulua më 21 shkurt në një qytet afër Milanos, në rajonin verior të Lombardisë, transmeton portal arbresh.info
Sipas një studimi të kryer nga Instituti Kombëtar në Milano gjeti antitrupa të koronavirusit në mostrat e gjakut që nga shtatori i vitit të kaluar. Gjetjet “mund të riformojnë historinë e pandemisë”, thanë studiuesit.
Studimi i botuar në revistën shkencore Tumori Journal, ekzamonioi mostrat e 1000 njerëzve, të gjithë asimptomatikë, të cilët ishin vullnetarë të një prove kanceri midis shtatorit 2019 dhe marsit 2020 në Milano, qyteti në epiqendrën e valës së parë të Italisë.
Ai zbuloi se më shumë se 11 përqind kishin zhvilluar antitrupa koronavirus specifik për COVID të ri – SARS-CoV-2 – shumë përpara shkurtit, duke përfshirë 14 përqind nga mostrat e gjakut të marra në shtator të vitit të kaluar. Rreth 30 për qind e antitrupave të zbuluar ishin nga java e dytë e shkurtit kur virusi filloi të kapte Lombardinë, zbuluan shkencëtarët.
Kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët gjejnë prova të ekzistencës së koronavirusit më herët sesa mendohej më parë.
Në maj, edhe në një spital në Francë besohet se ishte trajtuar dikush me Covid-19 rreth një muaj para se rastet e para të raportoheshin zyrtarisht në Europë./arbresh.info/
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...