Sipas mediave ndërkombëtare, Johnson e ka mërrë këtë vendim për shkak të ndotes së madhe që lëshojnë këto makina.
Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson pritet të njoftojë ndalimin e shitjes së makinave me naftë dhe benzinë që nga viti 2030. Sipas mediave ndërkombëtare, Johnson e ka marrë këtë vendim për shkak të ndotjes së madhe që lënë mbrapa këto makina.
Fillimisht ky plan ishte menduar që të vihej në zbatim në vitin 2040 por në përpjekje për të ulur sa më shpejtë ndotjen e ajrit vendimi pritej që të hynte në fuqi në vitin 2035. Ndërsa tani Johnson mesa duket ka vendosur që ta ulë edhe me 5 vite të tjera ndotjen e ajrit.
Gjithashtu mediat britanike bëjnë me dije se plani për të hequr të gjitha makinat në burim kryesor naftën dhe benzinën, nuk do të zbatohet për makinat hibrid që janë një përzjerje mes fuqisë elektrike dhe karburanteve fosil./lajmi.al/
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...