Në qytetin Rawalpindi të Pakistanit janë mbajtur protesta lidhur me deklaratat e presidentit të Francës, Emmanuel Macron kundër Islamit dhe profetit Muhammed.
Qindra persona anëtarë të Tahrik-i Lebbeyk Pakistan (TLP) që u përpoqën të marshonin drejt ambasadës franceze në Islamabad ndërsa u mblodhën në rajonin Çandni Çovk të qytetit nën sloganet kundër Francës dhe Macron-it.
Forcat e policisë morën masat me mbi 300 kontejnerë në rrugët e hyrjeve, daljeve dhe destinacioneve për në Islamabad.
Bëhet e ditur se janë shënuar përleshje mes protestuesve dhe policisë e cila u përpoq të pengojë marshimin e protestuesve drejt kryeqytetit.
Në pamjet e paraqitura në shtyp vërehet se protestuesit kanë lëvizur nga vendi kontejnerët dhe kanë hapur destinacionet e kalimit, ndërkohë që policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Më tej thuhet se me kontejnerë u mbyll edhe zona e kuqe në të cilën ndodhen ndërtesa e parlamentit, ministritë dhe ambasadat.
Protesta kudër Francës dhe Macron-it janë zhvilluar edhe më parë në qytete të ndryshme të Pakistanit si Karaçi, Lahor, Peshawar dhe Islamabad.
Deklaratat e Macron-it me objektiv Islamin dhe muslimanët pas vrasjes me prerjen e kokës të një mësuesi që u tregoi nxënësve në mësim karikatura me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhammed më 16 tetor dhe shfaqja në muret e ndërtesave e karikaturave të revistës franceze Charlie Hebdo me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhammed shkaktuan reagime dhe protesta në botën islame.
Ndërkohë presidenti francez, Macron ka deklaruar se nuk do të tërhiqen nga publikimi i karikaturave kundër profetit Muhammed./AA
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”