Me mungesën e personelit shëndetësor, nuk jemi të vetmit që përballemi me këtë, ky është një problem i madh në rajon, tha sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë vizitës së tij në spitalin e Strumicës.
“Problemi me stafin është i pranishëm në territorin e tërë vendit, të gjitha spitalet madje edhe në Shkup e kanë problemin në të gjitha klinikat. Kjo është arsyeja pse internistët dhe pulmonologët nga qytete të tjera erdhën për të ndihmuar kolegët e tyre në klinikat e Shkupit”, tha Filipçe.
I pyetur nëse ministria ka në plan të thërrasë mjekë të pensionuar për ndihmë, Filipçe tha se nuk ka nevojë për ta tani.
“Me këtë staf që kemi, ne arrijmë të bëjmë rotacione. Të gjithë mjekët e rinj të licencuar tashmë janë të përfshirë dhe ndihmojnë në disa zona. Ne patëm takim me mjekë privatë, 55 mjekë privatë internist, dhjetëra tashmë janë paraqitur dhe janë vënë në veprim. Në atë kuptim, nuk ka nevojë për mjekët që janë në pension”, tha Filipçe.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre