Gjermanët kanë filluar të përgatiten për masa të ashpëra që pritet të zgjasin nga 4 deri në 6 muaj, pasi nuk presin që masat që janë tashmë në fuqi të zbuten në të ardhmen e afërt.
Kjo u njoftua nga Ministri Gjerman i Ekonomisë, Peter Altmeier, transmeton portal arbresh.info
Në një intervistë me të përjavshmen me tirazh të lartë të Berlinit Bildt am Sonntag, Altmeier vuri në dukje se hapja dhe mbyllja e ekonomisë nuk është e mirë për ekonominë gjermane, njoftoi Reuters.
Merkel tregon se kush do ta marrë së pari vaksinën kundër koronavirusi
Sipas tij, ekonomia gjermane është duke e vuajtur valën e dytë të pandemisë, e cila ka goditur një pjesë të madhe të Europës.
Sipas Institutit Robert Koch, 16,947 persona të tjerë të infektuar rishtas janë regjistruar në Gjermani në 24 orët e fundit, gjithsej 790,503 që nga fillimi i pandemisë.
Për shkak të masave të ashpra, në Frankfurt janë organizuar protesta masive, të cilat përfunduan me ndërhyrjen e policisë. Kjo e fundit ka përdorur topa uji për të shpërndarë qytetarët./arbresh.info/
Drenusha-Xhenetës: A vetëm jeni puthur apo jeni pajtuar me G...
SPAK dërgon për gjykim 16 persona për shkelje në tenderët pu...
ZYRTARE: Luis Suarez rinovon me Inter Miamin
SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit...
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...