Këshilltari i kreut të AKR-së, Behegjet Pacolli, Jetlir Zumberaj ka kritikuar ashpër qeverinë e Avdullah Hotit, duke thënë se hesht karshi akuzave të Gjykatës Speciale ndaj luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Zymberaj, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Avdullah Hoti i kanë futur veshët në lesh, duke mos u marrë me akuzat e Gjykatës Speciale që po i bëhen ish krerëve të UÇK-së, raporton arbresh.info.
“Shumë e drejtë qasja e Kurtit në raport me mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Qeveria e Kosovës dhe kryeministri i saj, i kanë futur vesht në lesh në emër të mosndërhyrjes në drejtësi. Mbrojtja nuk është ndërhyrje në drejtësi, përkundrazi, është kontribut për drejtësinë”, ka shkruar Zymberaj.
Kjo qeveri me qasjen e vet në raport me akuzat e prokurorisë ndaj UÇK, sipas tij, po rreshtohet në krah të atyre që luftën tonë e shohin si NPK./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Jetlir Zyberaj, Këshilltar i Behgjet Pacollit, ka thënë se sjellja e Kryeministrit Avdullah Hoti është njësoj sikur e gjithë atyre që e kanë akuzuar luftën e UÇK’së. Ka lavdëruar pozicionin e ri të Albin Kurtit i cili doli në mbrojtje të të gjithë udhëheqësve të luftës.
“Shumë e drejtë qasja e Kurtit në raport me mbrojtjen e luftës së UCK-së. Qeveria e Kosovës dhe kryeministri i saj, i kanë futur vesht në lesh në emër të mosndërhyrjes në drejtësi”, ka shkruar Zyberaj, në një reagim në Fb.
“Mbrojtja nuk është ndërhyrje në drejtësi, përkundrazi, është kontribut për drejtësinë. Kjo qeveri me qasjen e vet në raport me akuzat e prokurorisë ndaj UÇK po rreshtohet në krah të atyre që luftën tonë e shohin si NPK”, ka shkruar Zyberaj.
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...