Nga 250 vetura zyrtare me targa civile sa përdornin institucionet e Kosovës në vitin 2017, bie në 192 vetura.
Kjo të paktën sipas statistikave të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Sipas ekspertëve të sigurisë, keqpërdorim “hapur” i veturave me targa zyrtare, shton dyshimet me keqpërdorim maksimal të veturave zyrtare me targa civile.
Kjo është parë vazhdimisht me shqetësim pasi ju mundëson shumë zyrtarëve keqpërdorimin e veturave zyrtare edhe pas orarit të punës dhe gjatë vikendeve.
“Sipas statistikave veturat zyrtare të cilat posedojnë targa civile janë 192 vetura”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por nuk specifikojnë nëse do të shqyrtojnë mundësinë e largimit të këtyre targave.
Ka vite që është diskutuar marrja e një vendimi për anulimin e të gjitha targave civile për veturat zyrtare.
Drejtori për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi, ka deklaruar se përdorimi i targave civile në veturat zyrtare, viteve të fundit në Kosovë është bërë e zakonshme.
Sipas tij, përdorimi i targave zyrtare fillimisht duhet parë në kontekst të sigurisë së dyanshme: 1.Identifikimi institucionit përkatës përmes targave krahas qytetarëve, si dhe kujdesi i institucioneve të sigurisë si dhe qytetarëve për pronën shoqërore. 2. Identifikimi i veturave nga qytetarët në rast që përdoruesi zyrtarë nuk respekton rregullat e trafikut.
Po ashtu, Elezi ka thënë se viteve të fundit janë keqpërdorur veturat zyrtare për aktivitete të ndryshme private, e jo vetëm me targa civile por edhe me targa zyrtare.
“Nëse marrim në konsideratë numrin e madh të keqpërdorimeve të veturave me targa zyrtare, sigurisht se dyshimet janë shumë të mëdha se veturat zyrtare me targa civile mund të jenë keqpërdorur maksimalisht”, ka thënë ai.
Elezi ka propozuar edhe një zgjidhje në lidhje më këtë problem.
“Qeveria aktuale duhet që të gjitha veturat dhe mjetet tjera të saja duhet pajisur me targa zyrtare si dhe shenja të dukshme të institucioneve të cilat shfrytëzojnë ata mjete,”, ka treguar Elezi.
Lidhur me keqpërdorimin e veturave zyrtare të institucioneve, ka folur edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala.
Ai për arbresh.info, ka arsyetuar se pse një pjesë e stafit në bazë të punës së tyre kanë makinat në dispozicion 24 orë.
“Mjetet operacionale me të cilat veprojnë agjencionet ekzekutive të Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilat për mision kanë luftimin e dukurive kriminale për t’ju mundësuar që këto veprime t’i marrin pa u diktuar nga targeti më të cilën ngarkohen njësit e këtyre agjencioneve”, ka thënë ai.
Shala, thotë se për të zgjedhur këtë dilemë është mirë që Ministria e Punëve të Brendshme, të hartoj një udhëzim të ri ku pas orës 16:00 të ndalen përdorimi i këtyre aseteve të shtetit për nevoja personale.
“Pra për të zgjedhur këtë dilemë është mirë që MPB-ja, të hartoj një udhëzim të ri ku njësit nga agjencionet ekzekutive të Ministrisë së Punëve të Brendshme mund t’i regjistrojnë në emrat e atyre zyrtareve me targa civile dhe për pjesën tjetër të vlejë që pas orës 16:00 të ndalen përdorimi i këtyre aseteve të shtetit për nevoja personale/private”, ka thënë njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala.
Ndryshe, veturat zyrtare shpesh janë keqpërdorur e vazhdojnë të keqpërdoren tutje nga zyrtarët që punojnë në institucione publike, për qëllime private pas përfundimit të orarit zyrtar./E.Ballazhi/arbresh.info/
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...