Këpucët e ngushta, të parehatshme, lëndimet dhe sëmundjet inflamatore janë disa prej shkaktarëve të nyjeve të forta që shfaqen në bazën e gishtit të madh të këmbës. Këto deformime shfaqen ngadalë dhe krijojnë një deformim të pakëndshëm.
Ato duhen trajtuar menjëherë përpara se të shkaktojnë një komplikim më serioz. Shfaqja e këtyre deformimeve nuk ka të bëjë thjesht me paraqitjen sepse prania e këtyre nyjeve nxit enjtjen, dhimbjen dhe disa simptoma të tjera.
Shkaqet E Formimit Të Nyjave Kockore Të Këmbës
Shkaku kryesor i shfaqjes së këtyre nyjeve është shpesh i paqartë. Megjithatë, studimet kanë identifikuar disa shkaqe të mundshme tue cilat
AgroWeb.org i sjell më poshtë:
Deformimet e trashëguara të këmbëve
Lëndimet e këmbës
Përdorimi i tejzgjatur i këpucëve të ngushta
Përdorimi i këpucëve me taka
Sëmundjet inflamatore si artriti.
Simptomat E Nyjeve Të Këmbëve
Simptoma kryesore e këtij problemi është deformimi i gishtit të madh të këmbës. Megjithatë, ky problem shfaqet me simptoma të tjera siç janë:
Enjtja dhe skuqja e bazës së gishtit të madh
Kallo
Dhimbje të vazhdueshme
Vështirësi në lëvizjen e gishtit.
Kurat Natyrale Të Trajtimit Të Tyre
Vaji I Lule Menekshesë
Vihet në dukje se ky solucion qetëson këmbën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në zonën e inflamuar.
Përbërësit
5 lugë gjelle me lule meneksheje
Gjysë gote me vaj ulliri
Përgatitja
Vendosini lulet në një tenxhere dhe mbulojini me vajin e ullirit. Këshillohet të vendosni tenxheren në zjarr për 5-10 miunta dhe më pas lëngun me lule hidheni në një kavanoz të qelqtë me ngjyrë të errët. Mbajeni në një vend të freskët për 10 ditë dhe më pas kullojeni. Fërkoni pjesën e deformuar të nyjes së këmbës me këtë vaj dhe masazhoni për 3-5 minuta çdo natë përpara gjumit.
Lëngu i Kamomilit
Lëngu i kamomilit qetëson dhimbjet, zbut kallot dhe heq qelizat e vdekura të këmbëve.
Përbërësit
5 lugë gjelle me lule kamomili
2 gota me ujë.
Përgatitja
Hidhini lulet në një tenxhere me ujë dhe kur të marrë valë uleni zjarrin. Udhëzohet t’i lini lulet të ziejnë për 3-5 minuta dhe më pas lëreni lëngun të ftohet. Kullojeni dhe hidheni në një legen ku duhet të fusni këmbët dhe t’i mbani për 15-20 minuta. Përsëriteni këtë proces çdo ditë ose sa herë që të keni dhimbje.
Kripa Minerale E Magnezit
Kjo kripë minerale përthithet nga lëkura dhe lufton inflamacionin.
Përbërësit
3 lugë gjelle me kripë magnezi
2 gota me ujë të ngrohtë
Përgatitja
Përziejini së bashku dhe hidheni ujin në një legen ku duhet të mbani këmbët për 20 minuta. Përsëriteni këtë proces sa herë që keni dhimbje ose ju enjtet këmba.
Vaj Ulliri Dhe Lavandë
Kombinimi i vajit të ullirit me lulet e lavandës ofron një solucion mjaft qetësues për këmbët.
Përbërësit
Gjysëm gote me vaj ulliri
5 lugë gjelle me lule lavande.
Përgatitja
Hidheni vajin në një tenxhere dhe më pas shtoni lulet. Lërini të valojnë së bashku në zjarr të ulët për 20 minuta. Më pas, prisni sa të ftohet dhe kullojeni. Masazhojini këmbët me këtë vaj dhe lëreni lëkurën ta përthithë atë. Vajin mund ta përdorni dy herë në ditë.
Për të përfituar rezultate maksimale këshillohet që është e rëndësishme që përdorimi i këtyre kurave të jetë i vazhdueshëm dhe pa ndërprerje. Është gjithashtu e rëndësishme që të vishni këpucë të rehatshme dhe që mundësojnë ajrosjen e këmbëve./AgroWeb.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...