Google ADS

Albana Osmani zbulon se nuk flet me Arbana Osmanin: Jam e gjatë dhe e shoh nga lart

01:02 | 15 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Albana Osmani ishte e ftuar në puntatën e tetë të “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

Për herë të parë në emision loja “Paintball” ka si personazhe në tabelë vetëm gazetarë dhe moderatorë dhe këtë herë ajo luhet nga Albana.

“Me cilin nga këta gazetarë/prezantues nuk “flet më me gojë” dhe pse?”,- ishte kjo një pyetjet që i drejtuan moderatores gjatë sfidës dhe na habiti pak me përgjigjen.

Albana “godet në fytyrë” Arbana Osmanin dhe shprehet kështu:

“Kemi bërë qoka “Gëzuar Vitin e Ri” njëherë në 700 vjet. Nuk e di, nuk kemi patur kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë pse! Ndoshta ngaqë jam më e gjatë dhe i shoh gjërat pak më nga lart.”/tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme