Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj, njëherit anëtare e Kryesisë së Nismës i ka çuar porosi kryeparlamentarit serb, Ivica Daçiq se, Kosova kurrë nuk do të ndalet se kërkuar drejtesi derisa ai dhe bashkëpunëtorët e tij që kanë bërë gjenocid në Kosovë të dalin para gjyqit, shkruan arbresh.info.
“Ju s’keni si ndiheni të turpëruar, derisa për ju krimi, dhunimi, gjenocidi, mashtrimi e konstruksionet paraqesin vlerë. Por, jam e bindur se shumica e popullit serb sikur ta dinin të vërtetën e plotë për të cilën t’i po kërcënon dëshmitarë që mos të rrëfejnë për krimet tuaja, ata do të turpëroheshin nga ti dhe bashkëpunëtorët tuaj”, ka shkruar ndër të tjera zv-kreyministrja në llogarinë e tij në “Facebook”.
Ndryshe, sot Nisma Socialdemokrate ka mbajtur një konferencë për media ku ka kërkuar nga Gjykata Speciale që t’i gjykoj krimet serbe në Kosovë dhe pikërisht ndaj kësaj deklarate ka reaguar Daçiq i cili ka thënë se NISMA po tërheq vëmendjen nga gjyqi për krimet e UÇK-së.
Postimi i plotë i zv-kryeministres:
Porosi për Daçiçin, kurrë Kosova nuk do të ndalet derisa ju dhe të gjithë bashkëpunëtorët tuaj që keni bërë gjenocid, ju që keni masakruar fëmijë, gra e pleq, ju që keni dhunuar vajza e gra, të dilni para gjyqit.
Ju s’keni si ndiheni të turpëruar, derisa për ju krimi, dhunimi, gjenocidi, mashtrimi e konstruksionet paraqesin vlerë. Por, jam e bindur se shumica e popullit serb sikur ta dinin të vërtetën e plotë për të cilën t’i po kërcënon dëshmitarë që mos të rrëfejnë për krimet tuaja, ata do të turpëroheshin nga ti dhe bashkëpunëtorët tuaj.
Kosova kërkon DREJTËSI!
/arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...