Google ADS

Mali i Zi ka 9.151 raste aktive me koronavirus

23:09 | 14 Nëntor 2020
arbresh.info

Mali i Zi ka regjistruar 577 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa 8 persona kanë humbur jetën.

Nga Instituti i Shëndet Publik i Malit të Zi theksuan se janë analizuar 1.808 mostra dhe janë regjistruar 577 raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në institut janë raportuar 8 raste të reja të vdekjeve të pacientëve. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit nga koronavirusi është 376, ndërsa nga fillimi i vitit është 385”, njoftuan nga instituti.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Malin e Zi është 9.151.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme