Greqia merr një tjetër masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit, duke vendosur mbylljen e shkollave fillore dhe kopshteve.Ministrja e Arsimit, Niki Kerameos tha se femijët do të zhvillojnë mësim online dhe nëpëmrjet platformave alternative.Vendimi vjen një javë pasi Greqia hyri në izolimin e dytë.
Një javë pas izolimit të dytë, Greqia merr një tjetër masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit, duke vendosur mbylljen e shkollave fillore dhe kopshteve.Vendimin e njoftoi ministria e Arsimit Niki Kerameos, në një konferencë për shtyp.
“Nga e hëna, 16 nëntor dhe për dy javë, operacioni i drejtpërdrejtë i strukturave të arsimit fillor është pezulluar në të gjithë vendin. “Kopshtet dhe shkollat fillore mbeten të mbyllura, si dhe Gjimnazet dhe Liceun e vendit, deri më 27 nëntor”, tha Kerameos, transmeton OraNews.
Qëllimi për mbylljen e shkollave në të gjithë Greqinë është ulja e lëvizshmërisë dhe ndalimi i valës së dytë të pandemisë së koronavirusit.Mësuesit tashmë kanë informuar prindërit e nxënësve të tyre për regjistrimin e fëmijëve në platformat e-mësimit.Sugjerimi i specialistëve të sëmundjeve infektive për mbylljen e shkollave fillore u bë në fillim të javës dhe kishte të bënte me Selanikun.
Sidoqoftë, përhapja e pandemisë po ndryshon të dhënat, pasi gjithnjë e më shumë zona kanë hyrë dhe po hyjnë në “zonën e kuqe”.
Ne total numri i të prekurve me COVID-19 në Greqi ka arritur mbi 69 mijë, ndërkohë numri i viktimave ka shkuar 997.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua