Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë startuar nga fillimi në ndeshjen e Zvicrës kundër Spanjës që është duke u zhvilluar sonte në St Jakob Park të Zvicrës
Zvicra-Spanja do të jetë njëra prej ndeshjeve më interesante sonte në kuadër të Grupit 4 të Ligës A te Kombeve.
Zvicra do të kërkojë fitoren si mënyrë të vetme që të mbes ende në Ligën A të Kombeve derisa Spanja për momentin është lidere e Grupit me vetëm një pikë më shumë se Gjermania, e cila luan kundër Ukrainës sonte.
Nga minuta e parë për Zvicrën sonte ka startuar Xherdan Shaqiri kurse shiritin e kapitenit edhe në këtë ndeshje pritet që ta mban, mesfushori i Arsenalit, kosovari Granit Xhaka.
Zvicra ka startuar me sistem 4-4-1-1.
Në anën tjetër, Spanja, që ka për trajner ish trajnerin e Barcelonës Luis Enrique ka startuar me sistem 4-2-3-1 me Oyarzabal përpara e që pas tij janë të rreshtuar Olmo, Fabian Ruiz dhe Ferran Torres. /GazetaExpress/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...