Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, me anë të njoftimi në Facebook ka kërkuar mendimin e qytetarëve në lidhje me dekorimet për festat e fundvitit.
Elezaj ka bërë të ditur se komuna ka patur të ndarë një buxhet prej 20 mijë eurosh për festat e fundvitit, por për shkak të situatës me Covid ata do të përdorin disa nga dekorimet e vjetra për të mos shpenzuar shumë para në këtë kohë pandemie.
Por Elezaj ka kërkuar nga qytetarët të japin mendimin e tyre në komente dhe të votojnë.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Për vitin 2020 kishim planifikuar që të shpenzojmë rreth 20 mijë euro për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit, por duke llogaritur përhapjen e virusit COVID-19 dhe dëmet ekonomike që ka sjellë edhe në ekonominë lokale, kemi menduar që të bëjmë zvogëlimin e shumës së planifikuar.
Komuna e Klinës, duke e pasur primar kujdesin për paranë publike, është kujdesur që dritat e vendosura në vitin e kaluar për dekorim të qytetit të jenë të gatshme për përdorim edhe këtë vit, që na mundëson që dekorimi i qytetit të bëhet me një shumë buxhetore shumë më pak të kushtueshme, dhe po ashtu i kemi të vendosura shtyllat për dekorim, të cilat janë të vendosura që nga viti 2018.
E dimë që përhapja e virusit ka ndikuar për të keq në shumë fusha. Përveç aspektit shëndetësor, ka ndikuar edhe në ekonomi. Por festat e fundvitit e kanë simbolikën e vet e virusin tinëzar do ta mposhtim bashkë me ju.
Megjithatë për këtë çështje do të vendosim duke marrë për bazë mendimin tuaj.
Andaj, ju bëj thirrje që të gjithë ju të jepni mendimin tuaj lidhur me këtë çështje në hapësirën për komente.
Po ashtu, për ketë kam krijuar edhe një Poll ku mund të votoni. Luten që në këtë Poll të votojnë vetëm qytetarët e Klinës.
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbwshtesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën