Kryetari i Lëvizjes “Volja” dhe nënkryetar i Parlamentit bullgar, Veselin Mareshki, shprehu tezën se ishte koha që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të jenë “përsëri së bashku”.
“Është e qartë për të gjithë se ne nuk do t’i japim dritën jeshile për BE, ndërsa qarqe të caktuara atje po punojnë kundër Bullgarisë dhe po shërbejnë tezat e vjetra. Koha e Titos dhe Stalinit ka kaluar prej kohësh, për të lejuar politikat e tyre të jetojnë në shekullin 21. Në të njëjtën kohë, ato janë të dëmshme për Bullgarët në të dy anët e kufirit. Kjo çmenduri duhet të marrë fund.
Ne jemi një popull me një të kaluar të përbashkët. Nëse shohim vetëm interesat e qytetarëve tanë, bashkimi është një rrugë logjike. Në këtë mënyrë, të gjitha spekulimet me historinë do të ndalen dhe ato nuk do të pengohen në të ardhmen. Dhe vëllezërit tanë automatikisht do të bëhen shtetas evropianë. Unë jam i bindur që ka njerëz të mençur në të dy vendet që po diskutojnë këtë mundësi, pa marrë parasysh sa e habitshme mund të duket në këtë fazë”, tha Mareshki.
Sipas tij, akti i bashkimit do të ishte një shembull historik i “largpamësisë dhe arsyes së shëndoshë në Ballkan”./Telegrafi/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...