Teoritë e konspiracionit QAnon janë përhapur edhe në Ballkanin Perëndimor.
Postimet në Twitter që lidhen me QAnon nga 5 milionë në vitin 2017, është rritur në 12 milionë në vitin 2020.
ShBA-ja zë vendin e parë të postimeve sipas REL, Britania e Madhe zë vendin e dytë dhe Gjermania të tretin.
Në Ballkanin Perëndimor, nga marsi deri në nëntor ka 147% më shumë publikime se sa në të gjithë vitin 2019, transmeton arbresh.info.
QAnon është një teori konspirative e ekstremit të djathtë që pretendon se një grup pedofilësh adhurues të Satanait po drejton një rrjet global të trafikimit të fëmijëve.
Asnjë pjesë e teorisë nuk bazohet në fakt.
Mbështetësit e QAnon kanë akuzuar shumë aktorë liberalë të Hollivudit, politikanë demokratë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë si anëtarë të grupit./arbresh.info/
Orët e fundit para vdekjes së Liam Payne, porositi 9 shishe ...
Kelmendi: 28 Nëntori është një datë e bekuar për të gjithë n...
Goditet për vdekje një këmbësore në Klinë
Policia nis hetimet rreth një vdekje të dyshimtë në Fushë Ko...
Kumbaro uron 28 Nëntorin, ndan pamje nga fëmijët e Përmetit ...
Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainë...