Përkundër motit të ftohtë, IKShP-ja vazhdon testimet në tenda: Po punojmë pa ndërpre

17:11 | 14 Nëntor 2020
arbresh.info

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i ka bërë thirrje qytetarëve që të këshillojnë të tjerët kur shohin mos zbatim të masave anti-covid.

Ata thonë se po punojnë pa ndërpre, por sipas tyre është në dorën e secilit të kontribuojë në situatën e rënduar.

Në fotografinë e publikuar, përkundër uljes së temperaturave, ata testimet vazhdojnë t’i bëjnë në tenda, shkruan arbresh.info.

“Mos lejoni mbylljen e të gjithëve për pakujdesin e disave! Kudo që vëreni persona që nuk i përmbahen rekomandimeve, i këshilloni”, thuhet në reagimin e IKSHP-së.

Ata shtojnë se koronavirusi mbahet nën kontrollë vetëm së bashku.

“Mbani maska-shpëtoni jetë! Së bashku kursejmë jetë!”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme