Google ADS

Egjipti zbulon varrin 2500-vjeçar që përmban të paktën 100 mumie

15:50 | 14 Nëntor 2020
Arbresh.info

Të paktën 100 arkivole antike dhe 40 statuja të praruara janë zbuluar në një varrezë masive në jug të kryeqytetit të Egjiptit, Kajro, njoftojnë autoritetet.

Disa prej sarkofagëve me ngjyrë e të mbyllur, që janë varrosur prej më shumë se 2,500 viteve, kishin mumie të mbështjellura në lecka, transmeton portali arbresh.info

Gjetjet datojnë në dinastinë e Ptolemaikut, që sundoi Egjiptin nga vitet 320 para Krishtit deri me 30 para Krishtit dhe nga Periudha e Vonë, midis 664 dhe 332 BC, dhe tani po shfaqen në një ekspozitë të improvizuar në këmbët e Piramidës së famshme të Hapit të Djoser në Saqqara.

Khaled el-Anany, ministri i turizmit dhe antikave të Egjiptit tha se artefaktet do të zhvendoseshin në tre muze të Kajros duke përfshirë Muzeun e ri Grand Egjiptian që Egjipti po ndërton pranë Piramidave të famshme të Gizës.

Ai tha se ata do të njoftonin një zbulim tjetër në nekropolin Saqqara më vonë këtë vit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme