Google ADS

Filipçe: Klinika Interne është e gatshme të pranoj pacientë me Covid-19

15:40 | 14 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi sot se Klinika Interne është e gatshme për të pranuar pacientë të infektuar me Covid-19.

“Tani për tani akoma ka vende të lira në repartet tjera, kati i tretë në ndërtesën e Klinikës Interne është plotësisht i gatshëm dhe i furnizuar me mjetet e nevojshme, tani për tani nuk ka nevojë, megjithatë personeli është i gatshëm që të mund të pranoj pacientë edhe në atë pjesë”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
Filipçe njoftoi gjithashtu se tani gjithsecili që ka një fotografi klinike mund të paraqitet në institucionet përkatëse spitalore dhe në Qendrën e Shëndetit publik për të kryer testin.

“Atë që po e bëjmë kohëve të fundit është rritja e numrit të testeve, posaçërisht me testet e shpejta të cilët kanë indikacione të veçanta, tanimë kanë arritur 13 mijë, ne gjendemi në procedurë të furnizimit, njësoj edhe njësiti projektues i Bankës Botërore. Një sasi e konsiderueshme e testeve do të arrij në të gjitha Qendrat dhe në pajtim me indikacionet në pajtim me nevojën do të mund të gjithë të testohen. Terminët për testim po rriten çdo dit, u rritën njëherë në laboratorët aktual të Institutit të Shëndetit Publik, u rritën në Spitalin në Kozle, dhe tani me punktet, me testet e shpejta, dhe gjithkund me testimet shpejta nëpër spitale. Gjithsecili që ka një fotografi klinike mund të paraqitet në cilindo institucion spitalor, në klinikën infektive, klinikën për sëmundje të mushkërive apo edhe në spitalin 8 shtatori”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë./alsat m

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme